Me hidhërim të thellë përcjellim lajmin mbi ndarjen nga jeta të Profesoreshë Vjollca KARAPICI (IBRAHIMI). Ngushëllimet e Regjistrit Shqipëtar te Titujve (ALREG), për fëmijët, për familjarët, për kolegët e saj, për profesoratin dhe stafin e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, për humbjen e njeriut të dashur, të vyer, koleges dhe profesoreshës së respektuar. Stafi I Regjistrit Shqiptar te Titujve (ALREG)dhe Anëtarët e Keshillit Drejtues te tij do ta kujtojnë me dashuri dhe mirënjohje Profesoreshë Vjollcën si pjesë e stafit të tyre, profesoreshën e kontabilitetit, të analizës financiare dhe të auditimit, miken e mirë, njeriun me energji pozitive, dhe gjithmonë dashamirëse. Do të na mungosh kolege e respektuar, por na ke lënë pas një emër të mirë, dashamirësinë tënde, solidaritetin tënd, integritetin, vullnetin dhe mirësinë tënde.
Pushofsh në paqe Profesoreshë Vjollca!
Lamtumirë Profesoreshë!

Regjistri Shqiptar I Titujve (ALREG)