Llojet e Anetareve

Anëtarët e ALREG klasifikohen si anëtarë të regjistrit  (operatorët e llogarive) dhe anëtarët e klerimit dhe shlyerjes. Një Anëtar i Regjistrit është Anëtari ALREG me akses në shërbimet e regjistrit për mbajtjen dhe menaxhimin e llogarive për titujt në sistemin e regjistrit  (operatori i llogarisë). Një Anëtar i Klerimit dhe Shlyerjes është një Anëtar ALREG me akses të pakufizuar tek shërbimet ALREG në Regjistrin e Titujve për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e llogarive të Titujve në sistemin e regjistrit, si  dhe shërbime të sistemit të klerimit e shlyerjes.

Cdo  Anëtar i Bursës do jetë Anëtar i ALREG.

Tipet e institucioneve që mund të bëhen Anëtarë

Institucionet e mëposhtme mund të bëhen Anëtarë te regjistrit ALREG

1. Kompanitë e brokerimit, të licencuara  për shërbimet e ruajtjes dhe administrimit të letrave me vlerë për llogari të klientëve.
2. Bankat, të lejuara për të ofruar shërbime investimi sipas Ligjislacionit në fuqi.
3.  Banka  e Shqipërisë.
4.  Çdo Organ Qeveritar  ose  agjensi e tyre.
5. Çdo person juridik  i cili ka marrë autorizimin sipas Ligjit që administron fondet e investimit për të ofruar shërbime të kujdestarisë.
6. Shoqëritë e investimeve të huaja, të licencuara për funksionimin e shërbimeve të investimit të shoqërisë së investimeve të huaja sipas Ligjislacionit në fuqi.

Institucionet e mëposhtme mund të bëhen Anëtarë të Klerimit dhe Shlyerjes:

1. Shoqëritë e brokerimit, të licencuara për të ofruar shërbime investimi për llogarinë e klientëve ose për llogarinë e vetë, përfshirë kujdestarinë dhe shërbimet e lidhura me to/menaxhimi i kolateralit.
2.  Bankat, e lejuara të ofrojnë shërbime investimi sipas legjislacionit në fuqi.
3.  Banka  e Shqipërisë,
4.  Çdo organ qeveritar ose agjensi e tyre.

E drejta për Anëtarësim në ALREG

Një person juridik ka të drejtë të aplikojë për t’u bërë një anëtar ALREG, në rast se:Ai klasifikohet në njërën nga llojet e Anëtarësisë të ALREG si me lart  dhe plotëson kualifikimet e përcaktuara në Rregulloret ALREG.

ALREG ofron dhe siguron Shërbimet për Anëtarët si me poshte.

ALREG siguron, nëpërmjet Regjistrit Qëndror të tij,  funksionet e mëposhtme anëtarëve të Regjistrit  ALREG:

1.   Mbajtjen e llogarisë së titujve vetjake, e hapur për këtë qëllim nga ALREG,
2.   Mundësinë për të hapur dhe mbajtur llogaritë e titujve të klientit,
3.    Mundesinë të hedhin dhe të ekzekutojnë transfertat dhe lëvizjet e titujve,
4.   Të vendosë peng dhe transaksione të tjera me klientët e saj, dhe të kryejnë mirëmbajtjen e të drejtave të këtyre pengjeve.
5.   Të hedhin dhe dërgojnë ndryshime të të dhënave për llogaritë e titujve.
6.  Akses në të dhënat  brenda librave të aksionarëve.
7.   Llogaritjen e komisioneve dhe raportim të tyre.

ALREG siguron, nëpërmjet Regjistrit Qëndror të tij, shërbimet dhe funksionet e mëposhtme anëtarëve të Klerimit dhe Shlyerjes të ALREG:

1. Të gjitha shërbimet dhe funksionet e përmendura me lart këtu të vlefshme për Anëtarët e Regjistrit.
2.   Llogaritjen e detyrimeve, sipas klientëve, sipas llogarive, dhe sipas llojeve të tjera të kërkesave për tregtimet e bursës.
3.   Netimin e detyrimeve  të fondeve nga anëtarët e ALREG.
4. Informacionin për transferimin e fondeve.
5.   Transferimet e titujve dhe alokimin e tregtimeve.
6. Shlyerjen e detyrimeve të transferimit të titujve në llogaritë e titujve të hapura me anëtarin.
7.  Raporte dhe analiza mbi transferimin e titujve dhe fondeve.