Emetuesit
ALREG ofron dhe siguron shërbime për Emetuesit dhe persona të tjerë, duke përfshirë akses në Sistemin Qëndror të Regjistrimit, dhe vetëm nëpërmjet hyrjes në marrëveshje me ALREG për sigurimin e këtyre Shërbimeve.
ALREG duhet qё para se të ekzekutojë ndonjë transaksion për emetimin e titujve, të krijojë në sistemin e regjistrit qёndror ALREG të dhënat për emetuesin dhe të dhënat mbi titujt që do tё jenё pjesё e transkasionit, duke përfshirë identifikimin uniform të titujve.
ALREG do të sigurojë regjistrimin fillestar të titujve në Regjistrin Qёndror të Titujve dhe tё pranojë këto tituj në Sistemin e Regjistrit Qëndror të Titujve sipas specifikimeve tё Emetuesit dhe me kusht që titujt për të cilat kërkohet regjistrimi, përputhen me kriteret e mëposhtme të pranimit si dhe me dispozitat e Rregulloreve ALREG.
ALREG duhet të vendosë fillimisht nëse do tё regjistrojë dhe pranojë titujt në Sistemin e Regjistrit Qëndror të Titujve të përcaktuar nga Emetuesi sipas një formulari standard të aplikimit, jo më vonë se tre muaj nga data e dorëzimit të aplikimit, përveç nëse është dhënë afat më i shkurtër nga ligji nё fuqi.
Emetuesi do të aplikojë në ALREG për emetimin, anulimin ose zëvendësimin e letrave me vlerë në Regjistrin Qendror duke paraqitur një kërkesë në ALREG në formë të njoftimit me shkrim.
Aplikimi i tillë duhet të përmbajë:
1. emrin e kompanisë, zyren e regjistruar, numrin e regjistrimit shtetëror dhe personin e kontaktit te emetuesit,
2. llojin dhe numrin e letrave me vlerë që i nënshtrohen emetimit, anulimit ose zëvendësimit,
3. llojin e hyrjes së veprimeve – emetimi, anulimi ose zëvendësimi,
4. bazën ligjore të veprimit (emetimi i letrave me vlerë, bashkimi, konvertimi …),
5. emrin dhe titullin e përfaqësuesit ligjor të emetuesit dhe nënshkrimin e tij.
Aplikimi për emetimin e letrave me vlerë të përmendura më lart. shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:
1. kopjen e vendimit përkatës të organit të korporatës për lëshimin e letrave me vlerë;
2. kopjen e vendimit të AMF-se për miratimin e ofertës publike ose private dhe prospektusin perkates;
3. kopje të ndonjë vendimi tjetër të AMF-së ose ndonjë vendim tjetër të organit kompetent në rast se një vendim i tillë përbën një parakusht për një emetim të vlefshëm të letrave me vlerë;
4. kopja e vendimit për regjistrimin e emetimit ose rritjes së kapitalit aksionar në regjistrin përkatës shtetëror të kompanive në rast se ky regjistrim përbën një kusht paraprak për një emetim të vlefshëm të letrave me vlerë;
Udhëzimi i emetuesit për emetimin e letrave me vlerë
Udhëzimi i emetuesit për emetimin e titujve duhet të përfshijë së paku komponentët e mëposhtëm:
- emri i kompanisë, zyra e regjistruar, numri i regjistrimit shtetëror dhe personi i kontaktit i emetuesit,
- emrat dhe të dhënat e tjera personale të përfituesve të letrave me vlerë me numrin kombëtar të identifikimit (personat fizik) ose numrin e regjistrimit (personat juridik) për çdo përfitues dhe zyrën e tyre të regjistruar ose adresën e banimit,
- sasia e letrave me vlerë që i nënshtrohen emetimit , që do të kreditohet në llogarinë e përfituesit individual,
- emertimi (numrat dhe Anëtarët ALREG që mbajne llogaritë) i llogarisë së letrave me vlere për secilin përfitues në të cilin do të kreditohet letra me vlerë.
Udhëzimi i emetuesit për emetimin e letrave me vlerë duhet të përfshijë një përshkrim të hollësishëm të letrave me vlerë të emetuara të cilave u referohet Udhëzimi:
- llojin e letrës me vlere,
- informacion identifikimi mbi emetuesin,
- informacion nëse letra me vlere është nominale ose bartëse,
- numri i përgjithshëm i letrave me vlerë të emetuara që regjistrohen në Regjistrin Qendror,
- nëse letra me vlere ka shumën nominale: shuma nominale së bashku me shumën totale nominale të titujve të emetuar në Regjistrin Qendror, ose treguesin se është një vlerë jo-nominale
- në rastin e aksioneve, informacion mbi të drejtën e votes të mbajtësit te letrave me vlerë,
- në rast të aksioneve preferenciale, përmbajtja e së drejtës së përparësisë ose e të drejtave prioritare të mbajtësve të letrave me vlerë,
- në rast të letrave me vlerë të borxhit: gjendja e shumës së principalit, informacioni i normës së interesit dhe mënyra dhe periudhat për llogaritjen e interesave, informacioni mbi maturimin e detyrimeve të emetuesit te një letre me vlerë,
- në rastin e letrave me vlerë të borxhit ku emetuesi ka të drejtën e kthimit të parakohshëm: të dhënat mbi vlerën e kthimit për të cilën kjo e drejtë mund të ushtrohet, informacion mbi mënyrën e ushtrimit të kësaj të drejte dhe çdo kusht tjetër për ushtrimin e kësaj të drejte,
- data e regjistrimit të të drejtave (principali dhe interesat),
- në rastin e rritjes së kapitalit aksionar nga aktivet e shoqërisë dhe në rastet e lidhura: data e regjistrimit si mbajtës të letrave me vlerë për të marrë aksione të reja dhe siç përcaktohet në vendimin përkatës të organit të korporatës për të emetuar letra me vlerë
- në rast se një leter me vlere me të drejtë të konvertohet në një leter me vlere tjetër:
12.1. përmbajtja e të drejtave mbi letren me vlere për të cilën mund të konvertohet,
12.2. raporti i shkëmbimit në të cilin mund të bëhet konvertimi,
12.3. informacion mbi procesin e konvertimit,
12.4. afati kohor për ushtrimin e së drejtës së konvertimit, nëse kjo e drejtë është e kufizuar,
12.5. çdo kusht tjetër për ushtrimin e së drejtës së konvertimit Udhëzimi i emetuesit për lëshimin e letrave me vlerë mund të përfshijë detaje të tjera teknike sipas kerkeses së Sistemit Qendror të Regjistrit ALREG. Emetuesi do të dorëzojë dhe transferojë të dhënat sipas këtij paragrafi në një formë elektronike në formatin dhe metodën e përcaktuar me udhëzim e lëshuar nga ALREG.