AMF

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është enti rregullator i industrisë së titujve në Republikën e Shqipërisë. Misioni i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare është mbikëqyrja dhe rregullimi i sektorit financiar jobankar në Shqipëri.
Autoriiteti i Mbikqyrjes Financiare ka rol themelor në licencimin, rregullimin dhe zhvillimin e institucioneve të Regjistrarit/Depozitarit me praktika të sigurta dhe eficente sepse ato në thelb realizojnë funksione publike dhe për këtë qëllim duhet të jenë në shërbim të interest publik.
Në kuadër të zhvillimit të tregjeve të kapitalit, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare është institucioni bazë që licencon dhe mbikqyr institucionet e këtij tregu pjesë e të cilit është edhe Regjistrari i Titujve ALREG. Ky mision udhëhiqet nga parimet dhe normat e pavarësisë, përgjegjshmërisë, transparencës dhe integritetit. Roli rregullator dhe regjimi mbikëqyrës i AMF-së, synon nga njëra anë stabilitetin dhe zhvillimin e tregjeve të sigurimeve, kapitaleve dhe pensioneve private e nga ana tjetër mbrojtjen e konsumatorit.