Banka e Shqiperise

Banka e Shqipërisë është enti rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit bankar duke qenë institucioni që licenson, monitoron dhe mbikëqyr bankat e nivelit të dytë si dhe një grup të caktuar institucionesh financiare jo-banka
Banka e Shqipërisë synon të garantojë sigurinë, qëndrueshmërinë, mirëfunksionimin dhe efikasitetin e sistemit të pagesave dhe në këtë mënyrë edhe te sistemeve për shlyerjen e titujve në Republikën e Shqipërisë.
Duke qene se Regjistri i Titujve ALREG eshte nje operator i rendesishem ne industrine e titujve per realizimin e transaksioneve pas tregtimit dhe shlyerjen e titujve, Banka e Shqipërisë eshte nje institucion rregullator kyc ne tregun e titujve sepse përcakton procedura per licencimin, rregullimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve të sistemeve për shlyerjen e titujve gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre për shlyerjen e titujve.