Historik

Regjistri Shqiptar i Titujve

Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG sh.a. nisi në vitin 2014 si një projekt ambicioz me mbështetjen e Bankës Credins, me një ekip ekspertësh të specializuar në letrat me vlerë dhe tregjet e kapitalit, me qëllim vendosjen e një sistemi elektronik për regjistrimin e titujve në pronësi private, që do të bëjë të mundur regjistrimin e dematerializuar të titujve jo qeveritar në format elektronik në Shqipëri.

Kjo platformë elektronike do të mbushte mungesën e një formati elektronik për regjistrimin e titujve jo qeveritar në Shqipëri ku biznesi vendas do të regjistrojë titujt e emetuar. Projekti u lobua tek palët e interesuara (institucione financiare brenda e jashtë vendit) me qëllim sigurimin e mbështetjes financiare. Më pas u kalua tek studimi i tregut, identifikimi i sistemeve elektronike të regjistrimit, përgatitja e rregulloreve dhe dosjes së licencës pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si dhe pranë Bankës së Shqiperisë (BSH). Duke parë potencialin e lartë të zhvillimit të këtij projekti si dhe kushtet e favorshme për zhvillimin e tregut vendas të kapitaleve, në vitin 2016 kësaj iniciative iu shtua edhe nje institucion tjetër financiar, Banka Amerikane e Investimeve.

Licensimi i ALREG

Me vendim nr. 6, datë 31.01.2019, Bordi i AMF licencoi shoqërinë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a., si regjistrari i parë shqiptar me kapital privat e licencuar në vend. Vendimi i Bordit të AMF-së erdhi pas vlerësimit në përputhshmëri me kërkesat e legjislacionit të të gjithë dokumentacionit lidhur me objektin e aktivitetit, kapitalin, organet drejtuese të shoqërisë, infrastrukturën dhe sistemet teknologjike të nevojshme për realizimin e aktivitetit të saj.

Në datën 1.11.2029, ALREG mori  Licencën nga Banka e Shqipërisë si Opeartor i sistemit për shlyerjen e titujve në Republikën e Shqipërisë duke plotësuar të gjithë spektrin e shërbimeve të tij jo vetëm me regjistrimin por edhe me realizimin e klerimit dhe shlyerjes së titujve në bursë dhe jashtë saj.

Në përputhje sa më sipër, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare në datën 19.12.2019, licencon shoqërinë Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG sh.a “ Për ushtrimin e veprimtarisë së organizimit dhe administrimit të të dhënave për titujt si dhe të klerimit dhe shlyerjes së tyre.