Misioni dhe Vizioni

Misioni

Misioni i ALREG është të kontribuojë në realizimin e transaksioneve të sigurta dhe të besueshme me titujt nga pikepamja e riskut të tregut si dhe rritja e sigurisë teknike dhe integritetit të bazës së të dhënave dhe mbrotjes së tyrë në regjistrin e titujve, nepermjet sigurimit te një infrastrukture eficente e të sigurt të operacioneve të regjistrimit, dhe klerimit e shlyerjes së titujve si dhe hartimit të  rregullave të qarta dhe konsistente për kryerjen e tyre.

Vizioni

Vizioni i ALREG është krijimi i këtij institucioni si një nyje qëndrore që ofron dhe promovon standarte te larta  për procesin e regjistrimit, klerimit dhe shlyerjes së titujve në tregun e kapitalit vendas si dhe në një partner serioz e të besueshëm për institucionet homologe ndërkombëtare në industrinë ë titujve.

Qëllimi/Objektivi

Objektivi kryesor i ALREG është të zhvillojë shërbime financiare mbështetëse në industrinë e titujve si dhe të krijojë një treg të zhvilluar e likuid në përputhje me standardet europiane dhe i hapur të bashkëpunojë me entitete të njëjta ndërkombëtare.

Strategjia

Strategjia e ALREG fokusohet në zhvillimin e shërbimeve dhe produkteve, ngritjen e reputacionit, vlerës dhe kredibilitetit të kompanise duke gjeneruar besim tek publiku dhe operatorët e tregut.

Parimi kryesor ku do të mbështetet ngritja e këtij institucioni është sigurimi i një infrastrukture eficente, të thjeshte dhe të sigurtë të operacioneve pas tregtimit në Bursë apo jashtë saj, e cila sigurohet nëpërmjet:

  • Një sistemi modern dhe transparent për menaxhimin e regjistrimit, klerimit dhe shlyerjes së titujve;
  • Zbatimit të vazhdueshëm të detyrimeve të transferimit të pronësisë së titujve dhe atyre të pagesave;
  • Mbështetjes me informacion pas tregtimit të titujve në Bursë dhe jashte saj;
  • Rregullave të qarta dhe konsistente për operacionet e regjistrimit, klerimit dhe shlyerjes së titujve;
  • Harmonizimit të shërbimeve me praktikat më të mira të tregut brenda vendit dhe ato ndërkombëtare.

Risitë që sjell ALREG

Tre janë risitë që sjell ALREG:

  • Ofrim të plotë të gjithë shërbimeve (regjistrim-depozitim-klerim-shlyerje)
  • Ofrim i përqendruar i shërbimeve mbështetëse për titujt (one-stop-shop)
  • Ofrim i shërbimeve me mjete elektronike dhe sisteme moderne bashkëkohore, të cilat janë interaktive me sistemet e bursave, bankave apo pjesëmarrëve të tjerë të tregut.