Klerim & Shlyerje

Shërbimet e Klerimit dhe të Shlyerjes së Titujve

ALREG realizon të gjithë procesin e përllogaritjes së detyrimeve financiare (procesi i klerimit) dhe shlyerjen fundore të këtyre detyrimeve (procesi i shlyerjes) përkatëse që lindin nga transaksionet në tituj të ekzekutuara në Bursë ose jashtë saj mes ndërmjetësve financiarë të specializuar të cilët veprojnë për llogari të portofoleve të tyre, ose të klientëve të tyre;

ALREG kryen të gjitha shërbimet dhe veprimet në pёrputhje me klerimin dhe shlyerjen në emër të tij dhe pёr llogari të Anëtarëve të Klerimit dhe Shlyerjes së ALREG por ALREG asnjeherë nuk  është në rolin e një CCP (central counter party clearing house).

Shlyerja përfundimtare e fondeve  realizohet  nëpërmjet  sistemit  AIPS  të Bankës sё Shqipërisё ndërmjet llogarive të anetarëve në këtë sistem. ALREG ndihmon nepermjet netimit te fondeve që vijnë nga përllogaritja e detyrimeve të shlyerjes, nё mёnyrё tё tillё që vetëm vlera neto e shumës së parave, i detyrohet çdonjёrit nga Anëtarёt e Klerimit dhe Shlyerjes ALREG.

Transferimi i fondeve në ALREG kryhet në baza neto ndërsa, transferimi i titujve kryhet në baza bruto. Detyrimet e tregtimit në tituj dhe fondet shlyhen në ditën e Dytë T+2  pas përfundimit të tregtimit.