Regjistrim
Regjistrimi i titujve në ALREG është funksioni i regjistrimit të titujve në sistemin elektronik në formë të dematerializuar ku çdo titull identifikohet me kodin përkatës. ALREG siguron regjistrimin fillestar të titujve në Regjistrin Qёndror të Titujve dhe pranon këto tituj në Sistemin e Regjistrit Qëndror të Titujve sipas specifikimeve tё Emetuesit dhe me kusht që titujt për të cilat kërkohet regjistrimi, përputhen me kriteret e pranimit si dhe me dispozitat e tjera të Rregullave të ALREG.
Shërbimet e Regjistrimit të Titujve kane të bëjnë gjithashtu me regjistrimin në sistemin elektronik të ALREG të të gjithë të dhënave të klientëve, emetuesve apo ndërmjetësve financiarë të cilët do të jenë anëtarë të këtij sistemi të autorizuar për të bërë veprime;
Shërbimet e Regjistrimit kanë të bëjnë me të dhënat e pjesëmarrësve të tregut që përfitojnë nga shërbimet financiare në industrinë e titujve, me ruajtjen e privacisë së të dhënave e një sërë karakteristikash të tjera të cilat tashmë realizohet në kushte moderne të mundësuara nga shkalla e lartë e zhvillimit të teknologjisë dhe informacionit nëpërmjet softwareve multi-funksionalë. Pikërisht edhe Sistemi i ALREG mundëson opsionet më bashkëkohore të ofrimit të shërbimeve të ruajtjes dhe depozitimit të të dhënave që kanë të bëjnë me transaksionet në tituj;