Si te behesh Anetar

ALREG trajton menjëherë të gjitha kërkesat dhe aplikimet për anëtarësimin në ALREG duke u dhënë përgjigje këtyre kërkesave brenda një afati  një mujor nga marrja e aplikimit.

Aplikimi i Anëtarit të ALREG për Anëtarësim pranohet ose refuzohet nga ALREG.  ALREG mund të miratojë ose refuzojë një kërkesë në perputhje me Rregullat ALREG. ALREG mund të mohojë pranimin e një Anëtari , vetëm kur justifikohet me shkrim dhe në bazë të një vlerësimi gjithëpërfshirës të aplikantit.

Aplikimi për Anëtarësim

Aplikimi për anëtarësimin në ALREG do të përfshijë:

  1. Të dhënat për aplikantin: emrin e regjistruar, zyrën e regjistruar dhe adresën e biznesit, numrin e regjistrimit të kompanisë në Qëndrën Kombëtare të Biznesit (ose ekuivalenten e saj në rastet e shoqërive me seli jashtë Rrepublikës së Shqipërisë) dhe ndonjë regjistrim tjetër që lidhet me regjistrat tatimorë.
  2. Të dhënat për statusin ligjor të aplikuesit: deklarata, nëse aplikanti ka statusin e një shoqërie brokerimi, të bankës ose të një lloji tjetër të shoqërisë,
  3. Në rastin e shoqërisë së licencuar të brokerimit ose të një banke, të dhënat e numrit dhe datës së lëshimit të kësaj licence dhe të autoritetit mbikëqyrës që lëshon licencën,
  4. Të dhënat e personit kontaktues të aplikuesit: emrin dhe mbiemrin, përshkrimin e detyrave ose funksioneve të kryera nga ky person për aplikantin, numrin e telefonit, adresën e e-mailit dhe numrin e faksit,
  5. Lloji i anëtarësisë së ALREG që kërkohet nga aplikanti.

 Dokumentet e bashkangjitura kërkesës për aplikimin në anëtarësim

Dokumentat në vijim i bashkëngjiten kërkesës për anëtarësim:

1. Kopje e statutit të shoqërisë ose të akteve shoqëruese dhe një kopje të ekstratkit të shoqërisë lëshuar nga Qendra Kombëtare e Biznesit QKB(ose ekuivalenten e saj në rastet e shoqërive me seli jashtë Rrepublikës së Shqipërisë), me strukturë të dukshme të aksionarëve;
2. Një kopje të licencës së kompanisë (licencë e cila lidhet me ushtrimin e aktivitetit të Brokerimit) ose licencave për të kryer aktivitete të tjera që lidhen me tregtimin e letrave me vlerë, nëse licencat e tilla kërkohen nga rregulloret e veçanta (siç mund të jetë në rastin e Bankave),
3. Nënshkrime të përfaqësuesve të autorizuar të aplikantit,
4. Një kartë informacioni që përmban adresat për dërgesat, si dhe një listë të stafit të punësuar në postet e lidhura me tregtimin e letrave me vlerë, numrat e telefonit / faksit si dhe adresat e emailit;
5. Në rast të anetaresimit në ALREG për klerim dhe shlyerje – një deklaratë që tregon numrin dhe të dhënat e llogarisë së shlyerjes së Anëtarit ne Bankën Shlyrëse (Bankën e Shqiperisë) dhe që do të përdoren për të procesuar pagesat në procesin e klerimit dhe shlyerjes sipas këtyre rregullave.

Përveç dokumenteve të përmendura  më lart, gjithashtu do t’i bashkëngjitet aplikimit të anëtarësimit në ALREG dokumentacioni i mëposhtëm që demonstron përmbushjen e standardeve të anëtarësimit të ALREG:

1. Pasqyrat financiare të miratuara dhe raportin më të fundit financiar;
2. Përshkrimin e aktiviteteve të kompanisë dhe të shoqërisë mëmë (nëse ka), Drejtorin e Përgjithshëm të tyre dhe strukturën back-office;
3. Në rast të anëtarëve jo-banka duhet një marëveshje me bankën agjente të tij (Anëtar i ALREG) për shlyerjen e detyrimeve te likujditetit.

Para fillimit të aktiviteteve, Anëtari i Rregjistrit ALREG do të hyjë në një marrëveshje të standardizuar të anëtarësimit me ALREG dhe do të ofrojë dëshmi për ALREG që kanë instaluar pajisjet e nevojshme teknike të përshtatshme për llojin përkatës të anëtarësisë dhe sipas kërkesave teknike të ALREG dhe kanë standardet e kërkuara sipas dispozitave të përcaktuara në Rregulloren Operacionale  ALREG.