Regjistri Shqiptar i Titujve ALSE sh.a. nisi në vitin 2014 si një projekt ambicioz me mbështetjen e Bankës Credins, me një ekip ekspertësh të specializuar në letrat me vlerë dhe tregjet e kapitalit, me qëllim krijimin e një platforme elektronike per regjistrimin e titujve në pronësi private, që do të bëjë të mundur regjistrimin e dematerializuar te titujve jo qeveritar ne format elektronik në Shqipëri.

Kjo platformë elektronike do të mbushte mungesën e nje formati elektronik per regjistrimin e titujve jo qeveritar ne shqiperi ku biznesi vendas do te regjistroje titujt e emetuar. Projekti u lobua tek palët e interesuara (institucione financiare brenda e jashtë vendit) me qëllim sigurimin e mbështetjes financiare. Më pas u kalua tek studimi i tregut, identifikimi i sistemeve elektronikete regjistrimit, përgatitja e rregulloreve dhe dosjes së licencës pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) si dhe prane Bankes se Shqiperise (BSH).

Duke parë potencialin e lartë të zhvillimit të këtij projekti si dhe kushtet e favorshme për zhvillimin e tregut vendas të kapitaleve, në vitin 2016 kësaj iniciative iu shtuan edhe nje institucion tjeter financiar: Banka Amerikane e Investimeve.