Rreth Nesh

Strategjia

Strategjia e ALREG fokusohet ne zhvillimin e sherbimeve dhe produkteve, ngritjen e reputacionit, vleres dhe kredibilitetit te kompanise duke gjeneruar besim tek publiku dhe operatoret e tregut.

Parimi kryesor i infrastruktures se tregut ku do te mbeshtetet ngritja e ketij institucioni eshte sigurimi i nje infrastrukture eficente, te thjeshte dhe te sigurte te operacioneve pas tregtimit ne Burse apo jashte saj, e cila sigurohet nepermjet:

  • Nje sistemi modern dhe transparent per menaxhimin e regjistrimit, depozitimit, klerimit dhe shlyerjes se titujve
  • Zbatimit te vazhdueshem te detyrimeve te transferimit te pronesise se titujve dhe atyre te pagesave
  • Mbeshtetjes me informacion pas tregtimit te titujve ne Burse dhe jashte saj
  • Rregullave te qarta dhe konsistente per operacionet e regjistrimit, depozitimit, klerimit dhe shlyerjes se titujve
  • Harmonizimit te sherbimeve me praktikat me te mira te tregut brenda vendit dhe ato nderkombetare

Struktura e kompanise

Regjistrari Shqiptar i Titujve (ALREG) eshte shoqeri aksionere.

Themelimi

ALREG u krijua me date 10.03.2016

NIPT

L61516018B