Aksioneret

  • Banka Credins 52.5% 52.5%

Banka Credins sh.a. — 52.5% të aksioneve (person juridik)

Banka e tretë në sistemin financiar shqiptar për nga madhësia e portofolit të kredisë. Edhe pse një bankë relativisht e re në sistemin bankar shqiptar, Credins ka ditur të marshojë me shpejtësi drejt bankave më të mëdha në vend kryesisht për shkak të fleksibilitetit në kreditimin e biznesit dhe përqafimit të ideve novatore, të cilat kalojnë përtej bankingut konvencional duke përfshirë edhe shërbimet e bankingut universal dhe atij investues.

  • ABI Bank 47.5% 47.5%

ABI Bank — 47.5% të aksioneve (person juridik)

Banka Amerikane e Investimeve SHA (emri tregtar ABI Bank), është licensuar nga Banka e Shqipërisë në Tetor 2015 dhe është një filial i zotëruar tërësisht nga Tranzit SHPK, një institucion financiar jo-bankar shqiptar. E krijuar fillimisht në vitin 1998 si një degë e Bankës Tregtare të Greqisë (më pas e quajtur Banka Emporiki e Greqisë S.A.), në vitin 2012, iu shit IUB Holding 100% një shoqërie anonime Franceze 100% filial i drejtpërdrejtë i Credit Agricole S.A. Në Tetor 2015, IUB Holding shiti 100% te kapitalit aksionar të Banka Credit Agricole Shqipëri Sh.A, tek Tranzit Sh.p.k. Banka është e liçensuar për të kryer aktivitetet e kreditimit dhe depozitimit, shërbimet e pagesave në Shqipëri dhe jashtë saj si dhe aktivitetet e tjera bankare në përputhje me legjislacionin Shqiptar në fuqi.